Ad imageAd image

Arrestohet 45-vjeçari Josif Kavaja që terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi mbi policinë

1 min lexim

 

Prej më shumë se 12 orësh në arrati, arrestohet 45-vjeçari Josif Kavaja që terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi mbi policinë, duke kërcënuar “do t’ju vras të gjithëve”.

Mësohet se rreth orës 2 të natës, 45-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt efektivëve të RENEA-s.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Operacioni për kapjen e tij rinisi këtë mengjes, ku forcat RENEA ndërhynë dhe raportohet se pati dhe shkëmbim zjarri, por forcat speciale mundën ta neutralizojnë 45-vjeçarin brenda banesës së tij.

Ndani këtë artikull