Ad imageAd image

Bëhet më tragjike vrasja e të riut në Vlorë:E goditi një 15-vjeçar.

1 min lexim

Bëhet edhe më tragjike, vrasja me thikë e të riut Aleksandër Petanaj në Vlorë, mbrëmjen e djeshme, gjatë një grindjeje me disa të rinj.

Autori i vrasjes është një adoleshent, 15 vjeç, që është arrestuar nga Policia. Vrasësi e ka qëlluar me thikë shumë afër zemër gjatë sherrit në Pyllin e Sodës dhe Petanaj nuk i ka mbijetuar dot goditjes.

Petanaj kishte ndërhyrë për të mbrojtur vëllain e tij më të vogël, përfshirë në këtë konflikt kur u godit pa mëshirë nga 16-vjeçari.
Edhe pse u dërgua në spital, viktima nuk arriti të mbijetojë kurse autori u arrestua nga Policia.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull