Ad imageAd image

Dalin emrat e 4 shqiptarëve që masakruan plakun italian

1 min lexim

Katër shqiptarë janë arrestuar për masakrimin dhe grabitje e një 85-vjeçari në Lignano të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

Personat e ndaluar sipas mediave italiane janë shqiptarë dhe pas arrestimit janë dërguar në burgun e Udines.

- reklamë -
Ad imageAd image

Media ka zbuluar dhe emrat e tyre.

Bëhet fjalë për Taulant Frroku, 30 vjeç, Zef Haxhia, 29 vjeç, Vuka Aviljam, 28 vjeç e Eugen Gjonaj, 26 vjeç, rezident në Forlì.

Image

85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.

Mediat italiane thuhet se i moshuari u lidh nga shqiptarët.

Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull