Ad imageAd image

Digjet ‘Benz’-i në Lezhë, kapet autori. Ja çfarë thotë policia

1 min lexim

Makina e një 41 vjeçari në Lezhë është djegur dhe policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në një njoftim paraprak bëhet me dije se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Lezhë/ Informacionin paraprak

- reklamë -
Ad imageAd image

Sot, rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndani këtë artikull