Ad imageAd image

Gjykata e Posaçme dërgon dosjen ‘Bajri’ në Shkodër: Jo kompetencë e SPAK

2 min lexim

GJKKO ka dërguar dosjen “Bajri” në Prokurorinë e Shkodrës pasi ka konstatuar se nuk është kompetencë e SPAK.

Për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku, Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar e grupit kriminal dhe do të hetohen tashmë në Prokurorinë e Shkodrës.

Arrestimet, që u shoqëruan me trumbetim nga policia se kishin goditur një grup të rrezikshëm kriminal, erdhën në kuadër të aksionit “Oaz”, në vitin 2018. Madje, u tha se familja Bajri, ishte një ndër familjet më të fuqishme kriminale në Shkodër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia dhe prokuroria ngritën akuza ndaj të ndaluarve, mbi 10 vetë, për veprat penale:  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Nga opozita u akuza se pjestarët e grupit Bajri kishin lidhje të forta me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Hetimet për dosjen u morën në dorë nga Krimet e Rënda dhe pas shkrirjes së organit të akuzës me krijimin e SPAK, dosja iu dërgua Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tanimë, me vendimin e Gjykatës Speciale, dosja do të gjykohet nga Gjykata e Shkodrës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull