Ad imageAd image

Gjykata italiane dënon me 13 vite burg shqiptarët e arrestuar për terrorizëm

1 min lexim

Tre shtetasit kosovarë të arrestuar në mars të 2017 si anëtarë të një celule xhihadiste që po përgatisnin një atentat terrorist në urën Rialto, në qytetin e Venecias, kanë dalë para gjykatës.

Gjykatësi Massimo Vicinanza ka dhënë dënimet përkatëse për të akuzuarit.

Kështu është dënuar me 5 vite heqje lirie Arjan Babaj 28 vjeç i konsideruar truri i kësaj celule terroriste. Ndërsa Dake Haziraj 27 vjeç e Fisnik Bekaj 25 vjeç janë dënuar me 4 vite burg.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas kryerjes së dënimit të tre kosovarët do të dëbohen nga territori italian.

Anëtari i katër i kësaj celule teroriste është minoren dhe i dënuar pak muaj më parë me 4 vite burg.

Gjatë procesit gjyqësor të arrestuarit kanë mohuar fajësinë e tyre duke deklaruar pafajësinë  mbështetur në tezën e keqkuptimit në përkthimin e përgjimeve nga gjuha shqipe në atë italiane.

Një nga argumentet e debatuara në proces ishte zbardhja e një përgjimi telefonik ku ata kërkonin të blinin një armë tip kallashnikov. Justifikimi i kosovarëve ishte se do e përdornin për gjueti.

Ndani këtë artikull