Ad imageAd image

Grabiti dhe vrau gjyshin, Gjykata e Vlorës merr vendimin për 17-vjeçarin

1 min lexim

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 17-vjeçarin që vrau gjyshin e tij dy ditë më parë në lagjen “Rilindja”, Vlorë.

Gjykata pasi mori në shqyrtim provat e administruara nga prokuroria e rrethit Vlorë vendosi të lërë në burg 17-vjeçarin Vangjel Kapllani i cili vrau me pistoletë dhe grabiti gjyshin e tij (lexo këtu).

Gjykata po ashtu ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” edhe për 28-vjeçarin që i shiti pistoletën këtij të fundit, ndërsa për dy shokët e adoleshentit Gjykata ka vendosur “Detyrim paraqitje’.

- reklamë -
Ad imageAd image

Adoleshenti pas pranimit të krimit në polici u shpreh i penduar duke rrëfyer gjithçka ndodhi teksa pohoi se gjyshi i kishte nxirë jetën

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull