Ad imageAd image

Itali/ Shqiptari i ngul thikën fqinjit, sherr për një shtyllë

1 min lexim

Një ndodhi e rëndë ka tronditur Italinë ditën e djeshme ku një shqiptarë është zënë me fqinjin e tij, ku për pasojë konflikti ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kjop ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën Villa Estene në qytetin e Padovës, ku shqiptari në gjaknxehtësi e sipër i ka ngulur fqinjit të tij thikën 20 cm duke e lënë të plagosur rëndë.

61-vjeçarit shqiptarë  Ramazan Sqapi i`u vunë prangat menjëherë pas ndodhisë, dhe akuzohet për tentativë vrasje pas plagosjes së 67-vjeçarit Armando Spogolon, i cili rezulton të jetë në rrezik për jetën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dy po diskutonin me zëra të ngritur për instalimin e një shtylle, duke bërë që tensionet të përshkallëzohen dhe shqiptari të merrte thikën me të cilin e goditi në bark pensionistin italian, i cili ra menjëherë në tokë por u shpëtua nga djali i tij.

Ndani këtë artikull