Ad imageAd image

Kuksianët në burg, Rama rindërton sportelet e djegura

1 min lexim

Edhe pse para tre javësh qindra kuksianë dolën në protestë dhe prishën sportelet ku do të bëhej pagesa për rrugën e kombit duket se qeveria dhe koncensionari nuk do të tërhiqen nga rindërtimi i tyre.

Siç bëhet me dije, brenda fundit të këtij muaji 9 sportelet dhe 10 korsitë, në pjesën ku do të arkëtohet taksa, do të jenë gati.

Kryeministri Edi Rama edhe pse ende nuk ka negociuar me kuksianët për tarifën e re të kësaj rrugë, duket se është i vendosur që të mos heqë dorë nga zhvatja e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image

Lidhur me këtë protestë 11 kuksianë mbahen në burg, ndërsa ditën e nesërme do të dalin para Gjykatës së Shkodrës për të kërkuar lirimin nga burg

Për dëmet që u shkaktuan nga protesta, qeveria mori përsipër pagesën nga buxheti i shtetit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull