Ad imageAd image

Makina përplas motorin në Tiranë, rëndë drejtuesi

1 min lexim

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një automjet është përplasur me një motor në kryqëzimin e rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në vendngjarje, ku pritet të nis hetimet për shkaqet dhe kapjen e autorit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull