Ad imageAd image

Motra me bashkëshortin kishin shkuar për të festuar së bashku Vitin e Ri, si ndodhi krimi në Tiranë. Kush janë autori dhe viktima

1 min lexim

 

Një krim tjetër përgjak ndërrimin e viteve në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen kunatit të tij 42 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” në kryeqytet në orën 3:45 të mëngjesit teksa autori Klajdi Shundi është arrestuar tashmë nga policia.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se autori e kishte burrin e motrës viktimën Vladimir Zvezhda. 42-vjeçari me gruan kishin shkuar për Vit të Ri në shtëpinë e autorit. Pasi janë zënë brenda apartamentit kanë dalë të dy jashtë në hyrje të pallatit dhe aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.

Policia ka arrestuar autorin, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur krimi

Ndani këtë artikull