Ad imageAd image

Në pranga banda e kokainës në Tiranë, vrasja te Lulishte 1 Maji, cili është një nga të arrestuarit

1 min lexim

Katër persona janë arrestuar pasditen e sotme në Tiranë të dyshuar për trafik drogash të forta drejt Europës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë arrestuar gjatë një operacioni shtetasi Elvis Gaçaj, Oltion Loga, Dritan Agaj dhe Leonard Duka, për policinë emra të njohur.

Arrestimi është bërë në zonën e Medresesë në Tiranë. Gjatë operacionit policia sekuestroi një armë zjarri, 10 telefona celularë dhe 2 automjete, njëri prej tyre i blinduar, i marrë me qira.
Personat mësohet se janë nën hetim dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka informacione se merren me trafik drogash të forta drejt Europës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të arrestuarit sipas informacioneve nga policia janë me precedentë penalë. Kështu mësohet se Gaçaj i ka shpëtuar 3 atentateve ndaj tij. Gjatë arrestimit sot, të katërt janë kapur në një banesë në zonën e Medresesë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull