Ad imageAd image

Pas informacioneve policia i shkon në banesë, i vë prangat 24 vjeçarit. Ja pse akuzohet

2 min lexim

Nje i ri eshte vene ne pranga nga policia per armembajtje pa leje. Policia i ka shkuar ne banese, pas informacioneve qe kishte marre se ai mbante arme pa leje. 

Ne vend eshte sekuestruar 1 armë zjarri automatike me 1 krëhër dhe 10 fishekë dhe ne pranga u vu shtetasi A. B, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

NJOFTIMI 

- reklamë -
Ad imageAd image

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Gjithashtu në prangat e policisë bije edhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Në vijim të punës për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. B, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 krëhër dhe 10 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B, për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” për të cilën parashikohet dënimi nga 5 deri në 7 vjet.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.

Spcialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

E. B, 19 vjeç, banues në Boçovë, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Ndani këtë artikull