Ad imageAd image

Përplasen dy makina në autostradë, një vajzë e plagosur

1 min lexim

Një 23-vjeçare është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Laç-Fushë Krujë.

Sipas informacioneve një mjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. L., ka goditur mjetin tip ‘Toyota’ me drejtues shtetasin E. S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I. S., 23 vjeçe, e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

- reklamë -
Ad imageAd image

Më datë 22.02.2020, rreth orës 13:00, në autostradën Laç-Fushë Krujë, një mjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. L., ka goditur mjetin tip ‘Toyota’ me drejtues shtetasin E. S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I. S., 23 vjeçe, pasagjere në mjetin tip ‘Toyota’ e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull