Ad imageAd image

Pistë tjetër hetimi/ Viktima e zjarrit në Shkodër kishte pasur konflikt me bashkëshorten

2 min lexim

Një 70-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas shpërthimit të një zjarri në banesën ku jetonte në qytetin e Shkodrës. Viktima është Ismet Abdurrahmani, i cili u nxor i pajetë nga banesa për shkak se flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa dera ishte e bllokuar.

Ngjarja ndodhi në katin e 5-të të një pallati rreth orës 19:30. Fillimisht policia dyshoi për një zjarr aksidental nga shpërthimi i një bombole, që përhapi flakët në dy apartamente.

Por më pas janë mbledhur fakte edhe për një pistë tjetër. Detaje për të cilën nuk janë bërë akoma publike

- reklamë -
Ad imageAd image

Viktima sipas policisë kishte mosmarrëveshje me të shoqen, ndërsa pasditen e djeshme, bashkëshortja e tij kishte kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës  nga bashkëshorti.

Informacioni Paraprak i Policisë së Shtetit:

Më datë 02.02.2020, në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër

Shërbimet e Policisë  kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull