Ad imageAd image

Plagoset 52-vjeçari në Patos, u qëllua me armë zjarri në automjetin e tij

1 min lexim

Një 52 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme (15 shkurt) në Patos.

Shtetasi Edmond Fejzullahu ka mbërritur në spitalin e Fierit me dy plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ai është qëlluar në automjetin e tij.

Fejzullahu është goditur në pjesën e kraharorit, ndërsa ka mbërritur në spital me makinën e tij rreth orës 21:30 minuta.

- reklamë -
Ad imageAd image

52-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa i është nënshtruar një operacioni.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve” informon policia.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull