Ad imageAd image

“Po mbrohen trafikantët”, Çekaj: Në gjyq të jenë përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe të Gjermanisë

1 min lexim

Shtyhet sërish gjyqi për administratorin e kompanisë ‘Arbi Garden”, Arbër Çekajn. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Armando Pezakut, shoferi i kamionit, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë.

Mësohet se Çekaj ka kërkuar që në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të ketë përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe asaj të Gjermanisë. Nga salla e gjyqit, Çekaj tha se gjyqi ndaj tij është farsë dhe i montuar politikish

“Të jenë prezent të shohin që gjyqi ndaj meje është farsë, është i motivuar politikisht, është për të mbrojtur trafikantët e vërtetë, për të mbrojtur ata që ndërprenë në mes operacionin policor.”. Mësohet se seanca e radhës është shtyrë për në 19 shkurt.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull