Ad imageAd image

Pranga 55-vjeçarit në Lezhë, ku iu gjet pistoleta..

1 min lexim

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënkolli”, në pranga ra shtetasi me inicialet V. V. Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga 55-vjeçari.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 16 fishekë.

C53c428d 7ddf 4c59 9e7e 39a7e7551cf3

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull