Ad imageAd image

Qeni sulmon të zotin, 35 vjeçari vdes në vend

1 min lexim

Një burrë ka vdekur në Angli pasi e sulmoi me kafshime të shumëfishta qeni që e mbante si kafshë shtëpiake.

Burri 35-vjeçar, Jonny Halstead, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në Oldham të Anglisë. Raportohet se policia më pas e ka qëlluar qenin në mënyrë fatale.

Në rrjetet sociale, shumë njerëz kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e burrit të ndjerë, shkruan “Metro UK”.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Shumë kujtime të mira patëm me të, por do të ishte më mirë që ta kemi këtu për t’i krijuar edhe disa të tjera”, shkroi dikush.

 

Një zëdhënës i policisë lokale tha: “Policia mori informata se një person është kafshuar nga qeni disa herë në rrugën Duckëorth. Shërbimet emergjente kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe fatkeqësisht e kanë gjetur trupin e pajetë të një burri 35-vjeçar.”

Ndani këtë artikull