Ad imageAd image

Sekuestrohen 10 automjete luksoze, ndalohen 9 persona

1 min lexim

Policia ka vazhduar kontrollet edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në lidhje me sekuestrimin e automjeteve luksoze.

Pika kontrolli janë vendosur në akse të ndryshme të rrugëve nacionale të qarkut të Gjirokastrës.

Nga ky operacion janë sekuestruar 10 automjete luksi të cilat janë gjetur me probleme në dokumentacion si dhe jane shoqëruar 9 persona.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjatë këtij operacioni ditën e djeshme ka qenë i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Një nga porositë që Veliu la gjatë mbledhjes në DVP Gjirokastër ishte ‘sa më shumë pika kontrolli për të goditur mjetet e parregullta dhe ato të luksit por edhe ndalimin e personave në kërkim.’

Ndani këtë artikull