Ad imageAd image

Shet shtëpinë për të blerë ilaçet, vuajtjet e pafundme të pacientëve në Onkologjik

2 min lexim
 

Të tjera rrëfime drithëruese të pacientëve të Spitalit Onkologjik janë siguruar nga Syri Televizion.

Vuajtjeve të pafundme të këtyre pacientëve me sëmundje tumorale, u shtohen edhe shpenzimet marramendëse për blerjen e ilaçeve, që nuk i gjejnë në spitalet publike të vendit. 

 

E tillë është historia e trishtë e bijës së një pacienteje në Onkologjik, e cila tregon se është detyruar të shesë shtëpinë për të blerë mijëra euro ilaçe në Turqi. Edhe pacientë të tjerë ankohen se të ardhurat nuk u mjaftojnë për të blerë medikamentet.

Vuajtjet e pacientëve të Spitalit Onkologjik janë të pafundme. Përveç fatkeqësisë që janë të prekur me sëmundje tumorale, këta pacientë kanë edhe një hall të madh mbi krye, sigurimin e medikamenteve që mungojnë në spitalet shtetërore, me paratë e tyre.

E dhimbshme është historia që kjo e re nga Tirana ndau në ‘Syri Televizon’, për të ëmën që ka marrë trajtim në Onkologjik. Për të siguruar ilaçet që do mbanin në jetë nënën e saj, ajo është detyruar të shesë shtëpinë. Me mijëra euro kanë dalë nga xhepat e pacientes për të blerë ilaçe në Turqi, pas zhgënjimit të madh që ka përjetuar në spitalet publike në Shqipëri.

Problemet shëndetësore nuk janë i vetmi shqetësim i pacientëve, por atyre u shtohen edhe problemet ekonomike pas shpenzimeve të shumta për blerjen e  ilaçeve. Janë kryesisht të moshuarit që e vuajnë këtë situatë, pasi vlera e ilaçeve shpësh herë ua kalon atë të pensionit që marrin.

Këto dëshmi reale dhe histori rrënqethëse që i përjeton thuajse çdo pacient në spitalet publike të vendit, duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore,

Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë, të cilët në vend që të marrin masa, zgjedhin të heshtin përballë këtyre skandaleve që i kushtojnë jetën qytetarëve shqiptarë.  

Ndani këtë artikull