Ad imageAd image

Shqiptarët në depresion, 21-vjeçarja nga Tirana i jep fund jetës në mënyrë tragjike

1 min lexim

Papunësia, depresioni dhe kushtet e këqija të jetesës në Shqipëri po u marrin jetën shumë personave në vendin tonë.

Nuk ka ditë, që në Shqipëria të rinj, të re, t’i japin fund jetës, duke u vetëvrarë, vetëvarur apo edhe duke u helmuar me fotoksinë.

Vetëm ditën e sotme, dy veta i dhanë fund jetës, një në Korçë dhe një 21-vjeçare në Tiranë.

- reklamë -
Ad imageAd image

21-vjeçarja nga Tufina i dha fund jetës pasi piu fotoksinë, duke mos pasur mundësi që mjekët të ndërhynin për ta shpëtuar.

“Më datë 17.04.2018, në fshatin Tufinë, në banesë, shtetësia M.L, vjeç 21, ka pirë fostoksinë, për pasojë vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/55News.al/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull