Ad imageAd image

Trafik droge me ambulancë drejt Greqisë, sekuestrohen 320 kg marijuanë

1 min lexim

 

Kapen 320 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, kur është ndaluar një autoambulance që vinte nga kufiri i gjelbër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Autoambulanca është ndaluar nga policia në qytetin e Igumenicës.

Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 319 kg 200 gram marijuanë.

Policia helene ka arrestuar shoferin e autoambulancës, një shtetas grek, të cilit i janë gjetur nga kontrolli personal një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 celularë.

Kujtojmë që nga Shqipëria në Greqi grupet kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike kanë përdorur metoda nga më të çuditshmet.

Përveç ngarkesave që fshihen në automjete dhe çanta krahu, e zakonshme ka qenë edhe përdorimi i mushkave për transportimin e kanabisit. Grupet kriminale po tentojnë të sofistikojnë veprimtarinë e trafikut për të mos rënë në sy, siç edhe përdorimi i mjeteve të urgjencave shëndetësore.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull