Ad imageAd image

Tragjike, 34-vjeçari që merrej me zhytje mbytet në Vlorë

1 min lexim

Një 34-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Karaburun.

Siç bëhet me dije nga policia, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, ku 34-vjeçari me iniciale A.H., nga Tiranë, është mbytur.

Mësohet se ai merrej me zhytje, por ditën e sotme ka gjetur vdekjen. Policia sqaron se trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull