Ad imageAd image

U denoncua për ngacmim seksual të nxënëses, prangoset mësuesi në Fier

1 min lexim

Policia e Fierit ka vënë në pranga një mësues të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier me akuzën për “Ngacmimi seksual”.

Agron Bego, 63 vjeç, u denoncua nga një emision investigativ për ngacmimin seksual të një nxënëseje.

Mësuesi i ofrohej nxënëses ta ndihmojë me mungesat, në këmbim të intimitetit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Madje profesori Agron Bego  e këshillonte se nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, sepse ata nuk dinë të bëjnë seks.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ja njoftimi i plotë:

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndani këtë artikull