Ad imageAd image

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

1 min lexim

 

Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët.

Shkak i zjarri në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit prej orës 17:00 ishte pa energji elektrike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndriço, i cili ndodhet në spital.

Rasti u denoncua edhe nga deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili tha se kjo është një ngjarje e paralajmëruar, pasi prej kohësh në këto zona sa herë bie shi, ka edhe mungesë të energjisë.

Shehu shkruan në një postim në Facebook, se përdorimi i mjeteve primitive të ngrohjes ka bërë që të bjerë zjarri në banesë.

Ai thotë se për të përmirësuar situatën e energjisë elektrike nuk ka asnjë projekt, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk kanë asnjë reagim

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull