Ad imageAd image

Arkivat, prezantohet Laboratori Qendror i Restaurimit

2 min lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi sot laboratorin e ri qendror të restaurimit si strukturë e re ku do të përqendrohen proceset e restaurimit jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë por edhe jashtë.

Ky prezantim u bë në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave Ardit Bido dhe krye-shefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ram Manaj në vazhdimësi të bashkëpunimit mes dy institucioneve për restaurimin e dokumenteve.

Laboratori i restaurimit ka për qëllim konservimin, rimëkëmbjen, rehabilitimin, rikuperimin dhe shpëtimin e dokumenteve të dëmtuara për konsolidimin e dokumenteve të rëndësishëm, kulturore, historike, nga ana fizike dhe estetike.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Degradimi dokumenteve na bën bashkë me një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për të ruajtur historinë tonë duke i shpëtuar dokumentet nëpërmjet metodave të reja të modernizuara me mjetet dhe teknologjinë  e përdorur për restaurim, ku ka siguruar fondet e domosdoshme (nga buxheti i shtetit) për të kryer investime në këtë Laborator. Ky investim për pajisjet dhe mjetet e punës më bashkëkohore, dhe mbi të gjitha në trajnimin e punonjësve në laboratorët më të mirë të huaj, mundëson hapjen e rrugës që çdo dokument i historisë kombëtare, qoftë në Shqipëri, në trungun kombëtar a në diasporë” -tha Bido.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ram Manaj e cilësoi restaurimin e dokumenteve si e ardhmja e Arkivit dhe ndihmesë për studiuesit si pjesë e ruajtjes së dokumentacionit.

Në fund të prezantimit Përgjegjësja e Sektorit të Restaurimit shpjegoi proceset që kalon një dokument gjatë fazës së restaurimit. 

Ndani këtë artikull