Ad imageAd image

Çmimi “booker prize” ndahet mes dy shkrimtareve Atwood dhe Evaristo

2 min lexim

“Booker prize”, çmimi i librit këtë vit iu akordua dy autoreve, kanadezes Atwood dhe britanikes Evaristo. Kjo është hera e parë që një shkrimtare me ngjyrë bëhet fituese e çmimit të librit.

Këtë vit “Booker prize” apo thënë ndryshe çmimi I librit në letërsi u nda mes shkrimtares kanadeze Margaret Atëood dhe autores britanike, Bernardine Evaristo. Kjo është hera e parë që çmimin e fiton edhe një shkrimtare me ngjyrë.

Kryetari Peter Florence, tha se 5 anëtarët e jurisë nuk mundën të zgjidhnin vetëm një fitues mes thrillerit “Testamentet” të Atëood dhe rrëfimit për gratë me ngjyrë të Evaristos, “Vajzë, grua, tjetër”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dy shkrimtaret thanë se ishin të lumtura që ndanin çmimin. “Do të ishte mjaft e sikletshme që një person i moshës sime të fitonte gjithçka duke u bërë pengesë për një autore të re,” tha Atwood, e cila në moshën 79 vjeçare është fituesja më e vjetër që merr këtë çmim.

Ndërsa Evaristo u shpreh se çmimi “Booker” ishte diçka që deri sot I dukej i paarritshëm. “Kështu që unë jam thjesht e kënaqur për çmimin edhe për faktin që do e ndaj atë,” tha ajo.

“Booker prize” është themeluar në vitin 1969 dhe është i hapur për autorët në gjuhën angleze nga e gjithë bota. Kjo është hera e dytë që çmimi ndahet mes dy autorëve, çka përcaktoi edhe ndryshimin e rregullit me një fitues të vetëm.

Ndani këtë artikull