Ad imageAd image

Disa kuriozitete nga pjesëmarrjet e Shqipërisë në Eurovizion

5 min lexim
  • Shqipëria ka marrë pjesë 15 herë në Eurovizion. Për herë të parë u ngjit në eurovizion në 2004 me Anjeza Shahinin, me këngën “Imazhi yt” të Edmond Zhulalit.
  • Vendin më të mirë në Eurovizion e ka Rona Nishliu me këngën “Suus”, në 2012, ku zuri vendin e 5 me 146 pikë në natën finale. Vendi i dytë më i mirë është Anjeza Shahini në të 7-in, me 106 pikë dhe në vendin e tretë, Juliana Pasha në 2010, ku u pozicionua e 16, në natën finale, me 67 pikë.
  • Kompozitori Adrian Hila dhe autori i tekstit, Pandi Laço, kanë tre pjesëmarrje në Eurovizion: 2005, 2007, 2008, pastaj vijnë me nga 2 Edmond Zhulali, 2004, 2009 dhe Klodin Qafoku  2006, 2015 dhe Sokol Marsi 2011, 2014
  • Këngëtarja më e vogël në moshë ka qenë Kejsi Tola, që sapo i kishte mbushur 16 vjeç dhe Olta Boka, që nuk i kishte mbushur akoma 17 vjeç.
  • Këngëtari më i madh në moshë ka qenë Frederik Ndoci, 47 vjeç
  • Kanë kënduar 5 këngëtarë meshkuj, Luis Ejlli, Frederik Ndoci, Bledar  Sejko, Adrian Lulgjuraj, Eugent Bushpepa dhe 12 këngëtare femra: Anjeza Shahini, Ledina Çelo, Olta Boka, Kejsi Tola, Juliana Pasha, Aida Ndoci, Rona Nishliu, Aurela Gaçe, Elhadia Dani, Eneda Tarifa, Hersi Matmuja, Linda Halimi.
  • Kanë kaluar tetë herë në natën finale
  • Rona Nishliu nuk është e vetmja këngëtare kosovare që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Edhe Linda Morina nga Kosova përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e , ndërsa Adrian Lulgjuraj është i vetmi nga Mali i Zi, që përfaqësoi Shqipërinë në 2013.
  • Shqipëria është prezantuar me dy duete, Frederik e Aida Ndoci dhe Bledar  Sejko e Adrian Lulgjuraj, ku Frederiku dhe Adriani ishin solistët kryesorë, ndërsa dy të tjerët më tepër si shoqërues sesa si solistë.
  • Të paktën tre raste të bëra publike, pasi kanë marrë pjesë në Eurovizion, janë ndarë nga bashkëshorti i tyre, Frederik Ndoci nga Aida, Luis Ejlli dhe Eneida Tarifa.

Shqipëria në Natën Finale të Eurovizionit:

  • Anjeza Shahini, “Imazhi yt”, tek. Agim Doçi, muz. Edmond Zhulali, vendi i 7, me 106 pikë
  • Ledina Çelo, “Nesër shkoj”, tek. Pandi Laço, muz. Adrian Hila, vedn i 16
  • Olta Boka, “Zemrën e lam’ peng”, tek. Pandi Laço, muz. Adrian Hila, vendi i 17, me 55 pikë
  • Kejsi Tola, “Carry me in your dreams”, tek. Agim Doçi, muz, Edmond Zhulali, veni i 17, me 48 pikë
  • Juliana Pasha, “It’s all about you”, tek. Piro Çako, muz. Ardit Gjebrea, vendi 16, me 62 pikë
  • Rona Nishliu, teks. Rona, muz. Florent Boshnjaku, vendi 5, me 146 pikë
  • Elhaida Dani, “I’m alive”, tek. Sokol Marsi, muz. Zzap@Chris, vendi 17, me 34 pikë
  • Eugent Bushpepa, “Mall”, tek @ muz. Eugent Bushpepa

nr.

viti

këngëtari

kënga

kompozitor

teksti

vendi

pikë

1

2004

Anjeza Shahini

“Imazhi yt”

Edmond Zhulali

Agim Doçi

7

106

2

2005

Ledina Çelo

Nesër shkoj

Adrian Hila

Pandi Laço

16

53

3

2006

Luis Ejlli

Zjarr e ftohte

Klodi Qafoku

Dr. Flori

 

4

2007

Frederik Ndoci

Hear me plea

Adrian Hila

Pandi Laço

 

5

2008

Olta Boka

Zemrën e lamë peng

Adrian Hila

Pandi Laço

17

55

6

2009

Kejsi Tola

Carry me in your dreams

Edmond Zhulali

Agim Doçi

17

48

7

2010

Juliana Pasha

It’s all about you

Ardit Gjebrea

Piro Çako

16

62

8

2011

Aurela Gaçe

Feel the passion

Shpëtim Saraçi

Sokol Marsi

 

9

2012

Rona Nishliu

Suus

Florent Boshnjaku

Rona

5

146

10

2013

Adrian Lulgjuraj

Bledar Sejko

Identitet

Bledar Sejko

Eda Sejko

 

11

2014

Elhaida Dani

I’m alive

Zzap@Chris

Sokol Marsi

17

34

12

2015

Hersi Matmuja

 

Genti Lako

Jorgo Papingji

 

13

2016

Eneda Tarifa

Përrallë

Olta Toqi

Olsa Toqi

 

14

2017

Linda

Word

Klodian Qafoku

Linda

 

15

2018

E. Bushpepa

Mall

E. Bushpepa

E. Bushpepa

   
Ndani këtë artikull