Ad imageAd image

Eleni Foureira, ndërkombëtarëve: Krenare që jam shqiptare, pse duhet të…

1 min lexim

Eleni Foureira është këngëtarja që përfaqësoi Qipron në Eurovision 2018. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka lindur në qytetin e Fierit. Bëri bujë të madhe fakti që në këtë Eurovision ishin 3 shqiptarë, ndërsa vëmendje të madhe mori dhe fakti që Eleni pranoi para të gjithëve se është shqiptare.

Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, Eleni ka rrëfyer se ndjehet krenare që është nga Shqipëria, dhe është e lumtur që vendi është duke u zhvilluar me ritme të shpejta.

“Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?”.”- është shprehur Eleni.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull