Ad imageAd image

Elhaida Dani me “Notre Dame de Paris” në Kanada

2 min lexim

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada në kuadër të turneut muzikor «Notre Dame de Paris». Muzikali është i shkruar nga muzikanti Riçardo Koçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.

“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, dhe stacioni i fundit pritet të jetë Kanadaja. Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë që turi vazhdon, pas shfaqjeve në Quebec në “Grand Théâtre de Québec”, datat e spektaklit të Montreal do të jenë më 8, 15 dhe 20 shtator, ndërsa në Otawa Elhaida do të jetë më 17 tetor.

Ndani këtë artikull