Ad imageAd image

EUGENT BUSHPEPA DO TË KËNDOJË I TRETI NË GJYSMËFINALEN E PARË TË EUROVISIONIT

1 min lexim

Në faqen zyrtare të Eurosong është shpallur radhitja përfundimtare e vendeve që do të prezantohen në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian të Muzikës. Eugent Bushpepa, me datë 8 maj, do të kendojë i treti në Portugali.

Nata e parë do të hapet nga Azerbajxhani, ndërsa Qiproja do të këndojë e fundit. Në natën e parë, krahas Eugentit do të garojë edhe Eleni Foureira – për Qipron, një shqiptare tjetër në këtë Eurovizion.

Më 10 maj, në gjysmëfinalen e dytë, mbrëmja hapet me Alexander Rybak nga Novergjia dhe përfundon me këngën nga Ukraina. Janë 19 këngë që do të garojnë në gjysmëfinale në Eurovizion , ndërsa vetëm 10 prej tyre do të futen në finale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Këngëtari shqiptar do të prezantohet me këngën “Mall”, që e ka kompozuar dhe  shkruar po vet. kënga e Bushpepës fitoi në festivalin e 56-të në RTSH, dhe duke fituar të drejtën e garës në Eurong.

Ndani këtë artikull