Ad imageAd image

Fati i trishtë i parodistit të Vlorës: Nuk mund të flasë pas operacionit

1 min lexim

Dy humoristët e njohur të grupit parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, kanë qenë të ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit.

Në emision mungonin dy parodistët e tjerë, Muhamet Aliko dhe Mane Lumani.

Ata treguan se një prej tyre, Mane Lumani, për shkak të një operacioni në grykë, ka vite që nuk flet.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ishte viti 2004 dhe ndodheshim në Amerikë për turne.

Mane u vizitua në një klinikë private dhe u konstatua që kishte një masë në fyt dhe duhej të operohej patjetër.

I hoqën komplet të gjithë kordat. Mane nuk flet më.

Gëzon shëndet të plot dhe nuk mungon në shfaqjet tona.

U trondit kur e mori vesh, ishte moment i vështirë. Kur doli nga doktori ishte shumë i shqetësuar. I kishin thënë që kishte tumor”, treguan Afrimi dhe Agroni.

Ndani këtë artikull