Ad imageAd image

Filmi ”Delegacioni” trifumon në Trieste me dy çmime

2 min lexim

 Filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit edhe me skenar të Artan Minarollit, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë arriti të vlerësohet në Festivalin e Filmit të Triestes, si filmi më i mirë i gjatë.

Çmimi “Trieste” iu dorëzua Alimanit për filmin e gjatë më të mirë që trajton tentativat ekstreme të sistemit komunist në fund të viteve ’90.

”Delegacioni” ka rrëmbyer edhe një tjetër trofe, “PAG” që iu dorëzua nga juria e të rinjve, me motivacionin: ”Regjia lëvizë si uji, një element shumë simbolik në film, në mjegullat paradokse të historisë politike, i përforcuar në studion e ngjyrave edhe të dritës”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ngjarjet në film zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa në Tiranë vjen një delegacion europian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë.

Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

Festivali i Filmit në Triste, është krijuar në prag të rënies së Murit të Berlinit, (1987) nga Fabrizio Grosoli dhe Nicoletta Romeo. Është çmimi më i rëndësishëm italian, kushtuar kinemasë së Europës Qendrore dhe Lindore.

Ndani këtë artikull