Ad imageAd image

FOTO/ Del preventivi, rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar kushton 1 milionë dollarë

1 min lexim

Debatet për Teatrin Kombëtar nuk kanë të sosur. Të gjithë artistët kanë dalë njëzëri për të ruajtur godinën aktuale, e duke kundërshtuar projektin e një teatri trikatësh ofruar nga Rama.

Regjisori Kastriot Çipi, ka siguruar dokumentet e vitit 1999, që tregojnë se preventivi i rikonstruksionit të godinës aktuale të teatrit, kap shifrën 1 milionë dollarëve.

Ai sqaron në profilin e tij se dokumentet ia ka vënë në dispozicion edhe Ministrisë së Kulturës

- reklamë -
Ad imageAd image

“Para diçka më shumë se një muaji isha përballë Kumbaros në emision. I tregova kopjen e preventivit të rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar, të përpiluar qysh më 1999. Kostoja totale 1 milion dollarë. Mendova (dhe mendoj) se kishte dijeni. Javën e kaluar, në komisionin parlamentar, Kumbaro deklaroi se nuk e kishte këtë dokument. Madje tha se e kishte kërkuar, por nuk e kishte gjetur në arkivin e Ministrisë.

30124387_10155112021205738_1030971212578394209_n
Ndani këtë artikull