Ad imageAd image

Francë, del në qarkullim pulla postare me imazhin e Skënderbeut

1 min lexim

Franca nxjerr në qarkullim pullën postare me imazhin e Skënderbeut.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

“Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është propozuar nga “La Maison de l’Albanie” me vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg, Paris”, të piktorit Zamir Mati”, thekson Majko.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas tij, pulla postare, me të cilën nderohet figura e heroit kombëtar shqiptar, nxirret në qarkullim nga “La Poste, France”.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet me luftën mëse çerekshekullore kundër pushtimit osman. Lufta e shqiptarëve me në krye prijësin e tyre shënoi një kthesë vendimtare në organizimin politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar.

Ndani këtë artikull