Ad imageAd image

“Hani i Piktorëve”, sjellë në telajo Matin turistik

1 min lexim

Në prag të ardhjes së stinës së vjeshtës, në Mat është mbajtur “Hani i Piktorëve”, ku do të shpaloset puna e 12 piktorëve më të njohur në Shqipëri me punimet e tyre të zonave turistike të Matit.

Aktiviteti do nis me  1-  nëntor 2018, bashkia Mat, nëpërmjet Qendrës së Kulturës Artit dhe Muzikës, financuar nga projekti ‘’Bashkitë për në Evropë’’ organizon “Hani i Piktorëve” Edicioni i III.

Po ashtu, një ditë më vonë me  02.11.2018 Ora 17:00 në ambientet e Muzeut Historik Mat organizohet një takim historik, me historianin Mathieu Aref, ku të pranishëm do të jenë Intelektual të trevës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në fund të takimit Mathieu Aref, do t’i dorëzohet nga këshilli i Bashkisë Mat titulli ‘’Qytetar Nderi’’.

Në këto 5 ditë janë ftuar një koloni me 12 piktorët nga më të mirë në Shqipëri dhe trevat Shqiptare. Në këtë javë piktorët do pasqyrojnë në telajot e tyre disa nga zonat më turistike dhe historike të Matit.

Pas përfundimit të Hanit të piktorëve në ambientet e ‘’Muzeut Historik Mat’’, me datë 05.11.2018 në orën 11:00 do të hapet ekspozita me punët e kryera gjatë këtyre ditëve tek galeria e Arteve ‘’Tahir Tahiri’’.

Ndani këtë artikull