Ad imageAd image

Ikën Lubonja, vihet në krye të Teatrit të Kukullave miku i  Erisa Spiropalit

1 min lexim

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja.

Në vend të saj është vendosur  një aktor relativisht i ri në skenën shqiptare, Erion Isai. Mediat raportojnë se vendimi i papritur është disi i dyshimtë, pasi aktori para disa kohësh  hoqi dorë nga qëndresa për Teatrin Kombëtar, duke aluduar se protesta është e politizuar , prandaj ai nuk do të protestonte më.

Erion Isai  është shfaqur disa herë më parë në rrjetet sociale, krah Erisa Spiropalit, në kohën  e zgjedhjeve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Siç duket, aktori ka hequr dorë nga protesta për mbrojtjen e teatrit, për shkak të lidhjeve të ngushta me njerëz të Partisë Socialiste  dhe premtimit të një posti jo pak të rëndësishëm.

Ndani këtë artikull