Ad imageAd image

Komedia “Kopraci” shfaqja e fundjavës në teatrin “Bylis”

2 min lexim

 Komedia “Kopraci” e Molierit po shfaqet në skenën e teatrit të rikonstruktuar “Bylis” për publikun.

Trupa e artistëve të Korçës nën regjinë e Dhimitër Orgockës janë pjesë e skenës së Fierit me shfaqjen e tyre e cila ka shoqëruar publikun fierak që nga mbrëmja e së premtes dhe do të vijoj dhe sonte në mbrëmje.

Në moshën 92-vjeçare aktori Koço Qëndro riportretizon Harpagonin nga komedia “Kopraci” e Molierit me trupën e qytetit të Korçës nën regjinë e Dhimitër Orgockës. Ndërsa në skenë në rolet e tjera në vepër përmendim Blend Arifi, Ilda Pepa, Mateus Frroku, Zamira Kitën, Blera Belliu, Refik Xhinaku, Syrja Meçe, Lazarela Deti, Valentino Hamati dhe Antonio Tole.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dëshirën për ta realizuar edhe një herë rolin e jetës, aktori i njohur korçar Koço Qëndro, e bëri realitet jo vetëm në qytetin e tij të Korçës, por së fundmi edhe në skena të tjera. Në rol ai shfaqet energjik dhe madje do të mbahet mend si Harpagoni më i veçantë dhe do të hyjë në histori për jetësimin në këtë moshë të këtij personazhi.

Harpagonin te komedia “Kopraci” e Molierit, regjisor Dhimitër Orgocka, e luajti dy herë, më 1976 dhe 29 vjet më vonë, më 2005, kur edhe fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në festivalin “Apollon” të Fierit.

Në komedinë “Kopraci” Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet kopracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negativ.

Ndani këtë artikull