Ad imageAd image

“Kozmetika e armikut”, premiera e re e Teatrit Metropol

1 min lexim

“Kozmetika e armikut” me regji te Ana Guce vjen si premierë absolute në sallën “Cehov” të Teatrit Metropol. Publikuar në vitin 2001 nga autorja me origjinë belge.

 Amelie Nothomb, fituese e cmimeve “Komandant i Urdhërit te Kurorës” dhe titulli “Baronesha”, anëtare e “Akademisë Mbretërore të Gjuhës dhe Letërsisë Franceze” në Belgjikë.
 Vjen mjeshtërisht e shqipëruar nga Ardita Zela.
Dy karaktere kontravers, pa asnjë të përbashkët, një biznesmen dhe një sociopat, takohen krejt rastësisht në Terminalin e Parisit. Në dukje takimi është rastësor, megjithatë një e kaluar e frikshme mbështjell të tashmen e dy individeve.

 Një thriler psikologjik i sjellë në menyrë fine prej autores, të mban pezull deri në uljen e siparit.

- reklamë -
Ad imageAd image

 Nën kujdesin dhe mbështetjen e Teatri Metropol, regjia Anna Guce, aktorë Marius Dhrami, Ismail Shino, Xhino Musollari, efektet audio D’de Zejnati vjen në datat 12,13,14 prill, ora 19:00. Mos e humbisni.

Ndani këtë artikull