Ad imageAd image

Kritika ndaj Hervin “Çupaçulit”, aktorët: “Je bërë lake”

2 min lexim

Në një kohë kur debati për Teatrin vazhdon dhe kur nuk ka kaluar shumë nga rikonfirmimi i Hervin Çulit në krye të një teatri të mbetur praktikisht pa aktorë, këto të fundit janë mbledhur në takimin e tyre të gjashtë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Që në momentin që u përfol  për zhvendosjen e trupës së aktorëve pranë qendrës kulturore “Turbina” dhe shembjen e godinës egzistuese, revolta e aktorëve të teatrit nuk ka ndaluar. Madje i fortë është edhe reagimi i tyre ndaj Hervin “Çupaçulit”, i vetmi drejtor teatri që del kundër aktorëve të tij.

Kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, akuzoi drejtorin aktual, që në “shkelje ligjore nuk u dha hapësirat aktorëve dhe qytetarëve”.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ne vijmë këtu për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe ai, në vend që të jetë me ne, si artist, si regjisor, mbyll të vetmen mundësi, duke u bërë lake, duke bërë atë që ka bërë gjithnjë, që ka lëpirë 4 vjet dhe do të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera”-ka thënë Derhemi.

Çuli nuk ka asnjë rol si aktor kryesor në shfaqje dhe cilësohet si një aktor mediokër, i cili ka bërë vetëm rolin e “mbajtësit të peshqirit”. Ai u përfshi para disa kohësh dhe në një skandal, ku dhunoi një gazetar si dhe iu publikuan video ku ai shfaqej duke luajtur në lojrat e fatit në orarin e punës.

Ndani këtë artikull