Ad imageAd image

Kryebashkiaku Veliaj, sot përballje e fortë me artistët, dredhon Rama

3 min lexim

Për t’u paraprirë ngjarjeve ultimative të artistëve të TK, të ditës së nesërme, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj pritet të zhvillojë një takim me artistët, sot në orën 11. Ndoshta, i shtyrë edhe nga kryeministri Rama, Veliaj do përpqet t’u mbushë mendjen se ngritja e një teatri të ri do jetë në dobi të tyre, por, sigurisht, mbi bazën e të vjetrit dhe me PPP-në që i lejon nritjen e kullave pas teatrit.

Takimin e sotëm kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e tha në emisionin “Koha për t’u zgjuar”,  ku deklaroi se do të ketë edhe një propozim për qytetarët e Tiranës për një teatër dinjitoz.

“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë”, tha Veliaj.  “Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie  i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte. Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit. Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut. Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit”, tha Veliaj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Veliaj do të synojë t’u hedhë hi syve artistëve, duke i marrr ata me të mirë dhe që ta shtyjnë protestën e tyre, por ka pak gjasa të ndodhë kjo. Rama nuk ka pranuar takim me artistët, i vendosur që t’i shkojë deri në fund projektit të tij mafioz, por i ka pasuar topin Velaijt, i cili do të duhet të bëjë edhe një herë të paditurin, dashamirësin dhe “mikun” e artistëve.

Ndani këtë artikull