Ad imageAd image

“Let Us Dive In”, Elina Duni publikon videoklipin e ri

1 min lexim

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të fundit “Partir”, të cilin e kishte publikuar më 27 prill. Videoklipi është bërë me regji të Kleidi Eskit, të cilin Elina Duni e ka falënderuar përmes një postimi në Facebook.

Në videoklip performojnë edhe Rosella Pellicciotti dhe Robert Nuha.

“Faleminderit Kleidi Eski për talentin tënd të jashtëzakonshëm, dhe faleminderit Anima Pictures për mbështetjen e çmueshme dhe faleminderit për vallëzimin Rosella e Robert”, ka shkruar Elina Duni.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull