Ad imageAd image

Ministria e Kulturës së Kosovës do të bëjë monografi për Nexhmije Pagarushën

2 min lexim

Këtë vendim ministri Gashi ia dorëzoi sot këngëtares Nexhmije Pagarusha gjatë vizitës që i bëri në banesën e saj
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

Pas propozimit të ministrit Gashi, Qeveria e Kosovës muajin e kaluar mori vendim që këngëtares Nexhmije Pagarusha t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Këtë vendim ministri Gashi ia dorëzoi sot këngëtares Nexhmije Pagarusha gjatë vizitës që i bëri në banesën e saj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me këtë rast, ministri Gashi shprehu falënderim të veçantë për këngëtaren Pagarusha duke thënë se “bilbili i këngës shqipe” Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare.

 Po ashtu ai njoftoi se nga muaji i kaluar Pagarushës kanë filluar t’i transferohen mjetet në baza mujore.

Ministri u zotua që do të vazhdojë të ndihmojë krijimtarinë e saj artistike duke ia bërë monografinë dhe njëkohësisht edhe kompleksin në Pagarushë, pikërisht afër shtëpisë së saj.

Ndërkaq, këngëtarja Nexhmije Pagarusha falënderoi ministrin për kujdesin e tij në vazhdimësi ndaj saj dhe për iniciativën e marrë për mbështetje financiare.

Ndani këtë artikull