Ad imageAd image

Notis Sfakianakis në Tiranë, 3 tre orë plot batuta dhe muzikë të mirë

2 min lexim

Këngëtari grek Notis Sfakianakis mbajti koncertin e tij të parë recital në Shqipëri, në Pallatin e Kongreseve, mbrëmjen e së enjtes.

Në një sallë të mbushur plot, publiku shijoi hitet e tij të reja dhe të kahershme, shoqëruar me një performancë të kuruar në detaje nga vetë këngëtari, orkestra që e shoqëronte apo edhe trupa e baletit.

Publiku shoqëroi Sfakianakin pothuajse në çdo këngë, duke realizuar atë që më herët ai kishte shprehur se do të donte të këndonin të gjithë në atë sallë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për më shumë se tre orë këngëtari interpretoi para publikut, duke harruar atë debat të gjatë që kishte paraprirë koncertin e tij.

ryyh

Asgjë nuk e ndali këtë koncert, u shpreh ai. “Shqiptarët nuk i kam ofenduar kurrë, janë një komb i lashtë e me histori”, pati thënë Notis.

Disa prej njerëzve më të ngushtë me të cilët ai ka bashkëpunuar, po ashtu janë shqiptarë. Në një komunikim të shkurtër me të pranishmit, 58-vjeçari e tregoi se vitet nuk kanë asnjë rëndësi, por energjia e tij në skenë u përçua kudo. Në një skenë ku pak rëndësi ka gjuha, e më shumë muzika.

Notis Sfakianakis e tregoi se ishte këtu për muzikën e tij, jo për deklarata politike. Dhe po për muzikën publiku e duartrokiti gjatë. Duke i pranuar edhe rebelimin e tij në skenë, nëpërmjet humorit dhe batutave që bashkëshoqëruan koncertin.

Ndani këtë artikull