Ad imageAd image

Promovohet libri i ambasadorit të Rumanisë, Perpelea

1 min lexim

Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea promovoi sot në Fier, librin e tij “Duke ardhur në Shqipëri, në Europë… nga Lindja – Mund të jetë përvoja e aderimit të Rumanisë në BE një model për Shqipërinë?”.

Në një takim të organizuar në ambientet e Bibliotekës së qytetit, ambasadori u mirëprit nga deputetet e Qarkut Fier, Adelina Rista dhe Antoneta Dhima, nënkryetarja e Bashkisë Gentiana Cakrani, përfaqësues të institucioneve, të ftuar të shumtë të komunitetit arumun, qytetarë e nxënës të shkollave.

Ambasadori rumun u shpreh se ishte hera e parë që vinte në Fier dhe kishte ngelur me përshtypjet më të mira për punën dhe pritjen e bërë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai vlerësoi po ashtu punën e bërë gjatë kësaj periudhe nga komuniteti arumun që jeton në vendin tonë, që ka sjellë një hap para jo vetëm në afrimin e njerëzve, por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ky aktivitet u moderua nga Entela Binjaku sociologe e diplomuar në Rumani.

Ndani këtë artikull