Ad imageAd image

Rita Ora: Jam krenare që më është dhënë mundësia të ndihmojë të rinjtë e vendit tim

1 min lexim

Fotografia: Arben Llapashtica

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është duke qëndruar në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) 

Deri në këtë moment Rita nuk është paraqitur para mediave, por sot ajo ka folur në një konferencë për media të organizuar nga UNICEF.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam arritur në Kosovë para dy ditëve dhe kemi kaluar një kohë të mrekullueshme me stafin e UNICEF-it. Ishte një udhëtim i mahnitshëm. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset që kanë rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëjë çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, tha Rita.

 

Rita Ora po kthehet pas një viti në Kosovë mirëpo tashmë me mision humanitar, vitin e kaluar ajo kishte mbajtur një koncert në Prishtinë për nder të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

  
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull