Ad imageAd image

“Shpellarët”

2 min lexim

Nga Shaqir Çerpja

 

Varrit të gjyshit unë iu luta,

- reklamë -
Ad imageAd image

Me m’tregu pse m’ thanë “shpellar”

Ma kuptoi brengën lahuta,

Nisi këngën një këngëtar.

 

Hajredin Pasha po vjen Radikës,

Me ushtri prej Anadollit;

Nis me i këndu “Lahuta”e Fishtës,

Gjoksit-shpellë, të Mic Sokolit.

 

Luma e Dibra e Kastriotit,

Luftë me shkja, me bijët e shkinës;

E djeg vendin me prush barotit,

Oso Kuka në kullët’ Vraninës.

 

Ia thotë këngës malësori i Shoshit;

Shoqëron këngën një zanë mali;

Futet kënga në shpellë t’ Vermoshit:

Në derë të shpellës doli Prek Cali.

 

Jehon zëri i çiftelisë,

S’ ndaloi kënga n’ kulla prej gurit,

Në derë të shpellës së Dragobisë,

Priti plumbat Bajram Curri.

 

Vaso Pasha e Stërmilli,

Rrinë me Mjedën në krye të vendit;

Këndon Gëzim Nika-zë bilbili,

Në dasmën e Norës së Kelmendit.

 

Migjenin e pyet At’ Zef Pllumbi:

-“Luli i vocërr” çfarë po bën?

-Është Gjok Beci, i pagjumi,

Që mbledh shkronja dhe i bën këngë.

 

S’ jam shpellar, as bir shpellarit,

Jam malësor e s’ ndryshoj kurrë;

Jam shqiptar, ajka e shqiptarit,

Vdes për komb e për flamur.

 

★★★

Varrin e gjyshit prap e pyeta:

-Pse malsorit i thanë “shpellar”?

-Veç se ka e ruan tradita

E në plazh NUDO s’ është larë.

Ndani këtë artikull