Ad imageAd image

Këtë verë telefonit do t’i përgjigjemi me… syze

1 min lexim

Duken syze normale, por në fakt përfaqësojnë gjeneratën e re të aksesorëve teknologjikë.

Kompania Gentle Monster, e njohur për syzet e saj, ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje me gjigantin kinez Huawei për krijimin e disa syzeve “smart”, që do të përmirësojnë përditshmërinë e dekadës që vjen.

Do të mjaftojë një prekje e lehtë skeletit të syzeve për t’u përgjigjur telefonit, ose për t’i kërkuar ndihmë asistentes zanore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Detajet janë ende të pakta, por besohet se brenda verës së këtij viti mund të dalin modelet e para.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull