Ad imageAd image

Një hap drejt pavdekshmërisë?! Mbahet në jetë truri pa trup

2 min lexim

Truri i derrave është mbajtur gjallë edhe jashtë trupit për herë të parë si pjesë e një eksperimenti shumë kontradiktor. Truri i qindra derrave mbijetoi për më shumë se 36 orë pasi iu pre koka kafshëve. Eksperimentet mund t’i hapin rrugë transplanteve të trurit dhe një ditë mund të mundësojnë pavdekshmërinë e qenieve humane, duke  bashkuar trurin tonë me sisteme artificiale pas vdekjes së trupit.

Dr. Nenad Sestan, që drejtoi ekipin e Universitetit Yale, paraqiti para Institutit Kombëtar të Shëndetit në Mariland përfundimin e një eksperimenti të pazakontë të kryer tek derrat.

Shkencëtarët arritën të hiqnin me sukses kokën e rreth 100-200 derrave dhe i mbajtën ato gjallë edhe pas shkëputjes së trupit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Organet u lidhën me një sistem të mbyllur që shkencëtarët e quajtën ‘BrainEX’, që mbushën pjesët kryesore me gjak të pasur me oksigjen artificial për t’i mbajtur në jetë.

Në atë që dr. Sestan e përshkruan si “marramendëse” apo rezultat i  “paparashikuar”, miliarda qeliza në tru u mbajtën të gjalla dhe të shëndetshme. Ai thotë se me pak punë mund të arrihet që truri të mbahet i gjallë pafundësisht dhe eksperimenti i kryer me kokën e derrave është një hap i madh përpara drejt ditës kur e njëjta gjë të bëhet edhe me njerëzit, duke u ruajtur trurin dhe më pas transplantimin e tyre.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull